Ermir Varaku, nxënës i vitit të parë të shkollës së mesme profesionale, “Beqir Çela”, në Shkozet të Durrësit dyshohet se është autori i vrasjes së Adriatik Totës, paraditen e së mërkurës.

Dyshohet se shkak për ekzekutimin e 17-vjeçarit në ambientet e shkollës ka qenë një grindje që ka ndodhur një ditë më parë. Sipas policisë,Varaku ka hyrë në klasë i armatosur ka zbrazur armën në drejtim të bashkëmoshatarit dhe është larguar me shpejtësi.Policia ka gjetur rreth 100 metra larg ngjarjes të hedhurnë një stol një xhaketë ngjyrë blu pjesë e uniformës që veshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila dyshohet të jetë hedhur nga autori pas kryerjes së krimit. 


Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçari është qëlluar me dy plumba: një në kokë dhe një në shpatull. Ndërkohë policia ka ngritur 15 grupe të forcave të rendit për kapjen e 16-vjeçarit.

0 comments:

Post a Comment