Tweet |
A shocking news comes from Kenya , where a Manchester United fan committed suicide after his club suffered loss of heart Newcastle United .
SHQIP Një lajm tronditës vjen nga Kenia, ku një tifoz i Manchester Unitedit ka bërë vetëvrasje pasi klubi i tij i zemrës pësoi humbje nga Newcastle United.Djajtë e Kuq pësuan humbje prej 0-1 në Old Trafford ditën e shtunë, por këtë e ka marrë shumë afër zemrës një tifoz i flaktë i klubit.Policia keniane ka njoftuar se 23-vjeçari John Jimmy Macharia është hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese dhe e ka gjetur vdekjen, raporton MetroNews.fr. Zyrtarët policorë të qarkut Nairobi kanë treguar se tifozi u kishte thënë miqve të tij se nuk mund të duronte që klubi i tij i zemrës të mposhtej dy herë radhazi dhe pastaj është çuar dhe është hedhur nga ndërtesa. “Të gjitha dëshmitë tregojnë se ai ka bërë vetëvrasje, sepse i humbi skuadra, por policët po vazhdojnë t’i intervistojnë ata që ishin me të si pjesë e hetimeve për incidentin”. “Nuk është hera e parë që e humbim një të ri për shkak të futbollit në Angli, që është shumë larg nga ne. Ata duhet ta kuptojnë se është thjesht një lojë”, ka thënë shefi i policisë Benson Kibue. /Telegrafi/ |
|
SHQIP
Një lajm tronditës vjen nga Kenia, ku një tifoz i Manchester Unitedit ka bërë vetëvrasje pasi klubi i tij i zemrës pësoi humbje nga Newcastle United.
Djajtë e Kuq pësuan humbje prej 0-1 në Old Trafford ditën e shtunë, por këtë e ka marrë shumë afër zemrës një tifoz i flaktë i klubit.Policia keniane ka njoftuar se 23-vjeçari John Jimmy Macharia është hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese dhe e ka gjetur vdekjen, raporton MetroNews.fr.
Zyrtarët policorë të qarkut Nairobi kanë treguar se tifozi u kishte thënë miqve të tij se nuk mund të duronte që klubi i tij i zemrës të mposhtej dy herë radhazi dhe pastaj është çuar dhe është hedhur nga ndërtesa.
“Të gjitha dëshmitë tregojnë se ai ka bërë vetëvrasje, sepse i humbi skuadra, por policët po vazhdojnë t’i intervistojnë ata që ishin me të si pjesë e hetimeve për incidentin”.
“Nuk është hera e parë që e humbim një të ri për shkak të futbollit në Angli, që është shumë larg nga ne. Ata duhet ta kuptojnë se është thjesht një lojë”, ka thënë shefi i policisë Benson Kibue. /Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment