Gennaro Gattuso ka bërë ndërhyrjen e tij të radhës të ashpër. Për të mirën e skuadrës së zemrës i është dashur të bëjë një tjetër faull për “të verdhë”. Edhe pse jashtë fushës, fjalët e Rinos që komenton startin e erës së re te Milani janë të rënda. “Më vjen shumë keq, por gratë në futboll nuk i shikoj mirë. gattusoUnë kështu e mendoj”, u shpreh ish-mesfushori i Milanit.
Mbi tranzicionin – Në mikrofonët e “Radio Radio”-s, 35-vjeçari analizoi gjatë mënyrën se si po bëhet rokada në kreun e shoqërisë milaneze. “Unë jam i mendimit se për një burrë si Galiani duhet që të kenë më shumë respekt. Sa i përket Barabara Berlusconit, shtoj me keqardhje se gratë nuk i shikoj shumë mirë në botën e futbollit. Më vjen keq që e them, por kjo është e vërteta”, tha Gennaro Gattuso.
Mbi kampionatin – Një tjetër argument që preku ishmesfushori i Milanit ishte edhe situata aktuale në Serinë A. Për të, “Juventusi është skuadra për t’u mundur edhe pse Roma po bën gjëra të mëdha”. Veçanërisht, Gattusos i ka bërë përshtypje grupi i ekipit torinez: “Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Udineses u vu re qartë se ata donin të shënonin gol me çdo kusht”.
Për Lippin – Përveç forcës së grupit juventin, Gattusos i ka bërë shumë përshtypje edhe Marcello Lippi, trajneri që udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Botërorin e 2006-s. “Mendoj se e kanë gabim ata që thonë që trajneri duhet të zgjedhë liderin. Ky i fundit del vetë. Pastaj kur flasim për teknikë si Lipi, atëherë çdo gjë ndryshon. Ai ka qenë lider vetë”, tha 35-vjeçari. “Mbaj mend se një herë kur ishim në kombëtare unë fola rreth 20 minuta për Milanin. Lipi në fund të konferencës për shtyp më mori me vete dhe më tha se për Milanin duhet të flisja vetëm në “Milanello”. Ai ishte një lider i vërtetë. Atij s’ia dilte askush”, tha ish-mesfushori i Milanit. 

0 comments:

Post a Comment