A e ka radhën Millosheviqi?!
Admin |
Politic
,
Strange news
Tweet |
+Shkupi , 5 dhjetor- Vendosja e përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit ka irrituar tej mase shqiptarët në Maqedoni. Lidhur me këtë provokim të rëndë që po u bëhet shqiptarëve në emër të projektit “Shkupi 2014” kanë reaguar edhe historianët shqiptarë si dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK).
Sipas tyre, me këtë përmendore “Shkupi 2014” përfundimisht u shndërrua në projekt fashist që ka për qëllim të provokojë në mënyrën më brutale shqiptarët. Ata thonë se nuk është çudi që pas kësaj të vendoset edhe shtatorja e Sllobodan Millosheviqit…Pushteti me këtë, sipas tyre, ka dashur të japë këtë mesazhin shqiptarëve se “ne do ju gjykojmë njëjtë sikur Car Dushani”. Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani thotë se si shoqatë por edhe si historianë qysh me kohë i kanë paralajmëruar subjektet politike se VMRO-DPMNE-ja si pikësynim që nga viti 2006 ka pasur qëllim shlyerjen e trashëgimisë kulturore iliro-shqiptare duke filluar nga Ohri, Shkupi e kështu me radhë. Ai thotë se kundërpërgjigje për këtë morën aktpadi penale. Më tej Asani thotë se shqiptarët duhet të kërkojnë urgjentisht heqjen e kësaj figure nga qendra e Shkupit. “Që nga periudha e parë VMRO-DPMNE-ja kishte për synim sllavizimin e qytetit të Ohrit duke shlyer pandërprerë trashëgiminë kulturore iliro-shqiptare në vitin 2006 dhe kjo shihej qartë në programin e partisë së Gruevskit ‘rilindja në 100 hapa’. Që atëherë qartë u tregua synimi për t’u sllavizuar dhe për tu zhdukur kultura iliro-shqiptare në Shkup. Ne si historianë që në atë periudhë kohore iniciuam për të ndërgjegjësuar subjektet politike dhe mbarë opinionin shqiptar se çfarë po i përgatitet qytetit të Shkupit. Por, për fat të keq subjektet politike në vend se të na dëgjojnë dhe konsultojnë që ti kundërvihen këtij projekti ata na u kundërpërgjigjën me aktpadi penale dhe ne tash kemi shumë aktpadi penale duke luftuar projektin Shkupi 2014”, deklaroi për “Zhurnal plus” kryetari i Shoqatës së historianëve, Skënder Asani. Mirëpo kryeministri Gruevski i cili ka qenë pjesë e kabinetit të Millosheviqit dëshiron që ato frymëzime nga ai kabinet dhe ajo politikë ti jetësojë në kryeqendrën dardane dhe ilire të Shkupit. Gjithçka që do të ndodhë pas kësaj është pasojë e neglizhencës së subjektit politik shqiptar dhe pritet lloj-lloj figure që janë jo vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër njerëzimit dhe koncepteve humane të shekullit 21. Kjo tashmë mund të quhet kryeqendër e Serbisë e jo e Maqedonisë, maqedonasve apo shqiptarëve. Kjo është shenjë e okupimit”, vlerëson mes tjerash Skënder Asani. Historiani Nebi Dervishi thotë se vendosja e përmendores së Car Dushanit është në vazhdën e provokimeve që kur ka filluar projekti “Shkupi 2014”. Sipas tij, ‘Shkupi 2014’ është projekt fashist dhe vazhdon ti irritojë shqiptarët dhe kjo bëhet me qëllim dhe me një prapaskenë të parapërgatitur. Dihet mirëfilli se Car Dushani është një ndër ata sundimtarët të cilët në kohën e tij me qindra e mijëra shqiptarë janë konvertuar në të krishterë dhe mijëra e qindra janë vrarë e masakruar. Jo vetëm kjo por të gjitha përmendoret që provokojnë shqiptarët në projektin ‘Shkupi 2014’ duhet të hiqen. Ne si shoqatë e historianëve, intelektualë, profesorë, studiues kemi reaguar rregullisht dhe gjithmonë jemi injoruar dhe nuk është dëgjuar zëri ynë”, deklaroi për “Zhurnal plus” historiani Nebi Dervishi. Madje, Besim Hoda kryetar i OVL-UÇK-së thotë se sa herë që ne do të paraqitemi si të viktimizuar ne do të marrim të njëjtën përgjigje. Sipas tij, ngritja e përmendores së Car Dushanit nuk tregon asgjë tjetër pos asaj se sa herë që shqiptarët do të paraqiten si të viktimizuar dhe do të kërkojnë rishqyrtim të historisë së viktimizimit gjykimin do ta merrin nga Car Dushanët dhe jorastësisht është vendosur para Gjykatës Kushtetuese. |
|
+Shkupi , 5 dhjetor- Vendosja e përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit ka irrituar tej mase shqiptarët në Maqedoni. Lidhur me këtë provokim të rëndë që po u bëhet shqiptarëve në emër të projektit “Shkupi 2014” kanë reaguar edhe historianët shqiptarë si dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK).
Sipas tyre, me këtë përmendore “Shkupi 2014” përfundimisht u shndërrua në projekt fashist që ka për qëllim të provokojë në mënyrën më brutale shqiptarët. Ata thonë se nuk është çudi që pas kësaj të vendoset edhe shtatorja e Sllobodan Millosheviqit…Pushteti me këtë, sipas tyre, ka dashur të japë këtë mesazhin shqiptarëve se “ne do ju gjykojmë njëjtë sikur Car Dushani”.
Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani thotë se si shoqatë por edhe si historianë qysh me kohë i kanë paralajmëruar subjektet politike se VMRO-DPMNE-ja si pikësynim që nga viti 2006 ka pasur qëllim shlyerjen e trashëgimisë kulturore iliro-shqiptare duke filluar nga Ohri, Shkupi e kështu me radhë.
Ai thotë se kundërpërgjigje për këtë morën aktpadi penale. Më tej Asani thotë se shqiptarët duhet të kërkojnë urgjentisht heqjen e kësaj figure nga qendra e Shkupit. “Që nga periudha e parë VMRO-DPMNE-ja kishte për synim sllavizimin e qytetit të Ohrit duke shlyer pandërprerë trashëgiminë kulturore iliro-shqiptare në vitin 2006 dhe kjo shihej qartë në programin e partisë së Gruevskit ‘rilindja në 100 hapa’.
Që atëherë qartë u tregua synimi për t’u sllavizuar dhe për tu zhdukur kultura iliro-shqiptare në Shkup. Ne si historianë që në atë periudhë kohore iniciuam për të ndërgjegjësuar subjektet politike dhe mbarë opinionin shqiptar se çfarë po i përgatitet qytetit të Shkupit.
Por, për fat të keq subjektet politike në vend se të na dëgjojnë dhe konsultojnë që ti kundërvihen këtij projekti ata na u kundërpërgjigjën me aktpadi penale dhe ne tash kemi shumë aktpadi penale duke luftuar projektin Shkupi 2014”, deklaroi për “Zhurnal plus” kryetari i Shoqatës së historianëve, Skënder Asani.
Mirëpo kryeministri Gruevski i cili ka qenë pjesë e kabinetit të Millosheviqit dëshiron që ato frymëzime nga ai kabinet dhe ajo politikë ti jetësojë në kryeqendrën dardane dhe ilire të Shkupit.
Gjithçka që do të ndodhë pas kësaj është pasojë e neglizhencës së subjektit politik shqiptar dhe pritet lloj-lloj figure që janë jo vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër njerëzimit dhe koncepteve humane të shekullit 21. Kjo tashmë mund të quhet kryeqendër e Serbisë e jo e Maqedonisë, maqedonasve apo shqiptarëve. Kjo është shenjë e okupimit”, vlerëson mes tjerash Skënder Asani.
Historiani Nebi Dervishi thotë se vendosja e përmendores së Car Dushanit është në vazhdën e provokimeve që kur ka filluar projekti “Shkupi 2014”. Sipas tij, ‘Shkupi 2014’ është projekt fashist dhe vazhdon ti irritojë shqiptarët dhe kjo bëhet me qëllim dhe me një prapaskenë të parapërgatitur.
Dihet mirëfilli se Car Dushani është një ndër ata sundimtarët të cilët në kohën e tij me qindra e mijëra shqiptarë janë konvertuar në të krishterë dhe mijëra e qindra janë vrarë e masakruar. Jo vetëm kjo por të gjitha përmendoret që provokojnë shqiptarët në projektin ‘Shkupi 2014’ duhet të hiqen. Ne si shoqatë e historianëve, intelektualë, profesorë, studiues kemi reaguar rregullisht dhe gjithmonë jemi injoruar dhe nuk është dëgjuar zëri ynë”, deklaroi për “Zhurnal plus” historiani Nebi Dervishi.
Madje, Besim Hoda kryetar i OVL-UÇK-së thotë se sa herë që ne do të paraqitemi si të viktimizuar ne do të marrim të njëjtën përgjigje. Sipas tij, ngritja e përmendores së Car Dushanit nuk tregon asgjë tjetër pos asaj se sa herë që shqiptarët do të paraqiten si të viktimizuar dhe do të kërkojnë rishqyrtim të historisë së viktimizimit gjykimin do ta merrin nga Car Dushanët dhe jorastësisht është vendosur para Gjykatës Kushtetuese.

0 comments:
Post a Comment